Klubi Futbollistik “Drenica” ka njoftuar se pas një krize të madhe, ka arritur ta rikthejë klubin në binarët e normalitetit.
Kuqezinjtë menjëherë kanë filluar prezantimin e futbollistëve që i janë bashkuar skuadrës në merkaton dimërore.
Azem Bejta është njëri nga futbollistët që bashkohet me drenicasit, duke u rikthyer në shtëpinë e tij.
Portieri Florjan Smakiqi është një tjetër prurje tek kuqezinjtë, që do të jetë garanci në portë.
Smakiqi së fundmi ishte pjesë e Feronikelit, klubit që po kalon krizë të thellë.
Gjatë ditës priten edhe zyrtarizime të tjera nga skuadra e Drenicës.