Pas zjarrit që shpërtheu mbrëmë në diskotekën “Puls” në Koçan ku po performonte grupi DNA, këngëtari Vlladimir Blazev-Panço ka djegie në fytyrë dhe dorë dhe ndodhet në mbështetje oksigjeni, kanë informuar familjarët e artistit.
Aktualisht nuk ka të dhëna për këngëtarin tjetër të grupit, Andrejin si dhe anëtarët e tjerë.
Nga zjarri në diskotekën e Koçanit humbën jetën 51 persona dhe mbi 100 të tjerë u lënduan, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Sipas informacioneve fillestare, siç tha Toshkovski, zjarri ka rënë për shkak të mjeteve piroteknike të përdorura për efektet e ndriçimit në koncertin e grupit DNA.
Sipas informacioneve zyrtare në koncert morën pjesë rreth 1500 persona, pas së cilës ndodhi një rrëmujë për daljet.