Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi e cila ka garuar si kandidate nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 19 dhe numri i votave që ka marrë është shumë i lartë në krahasim me disa kandidate tjera të po të njëjtës parti.
Edona Llalloshi ka marrë 26 mijë e 765 vota, duke u renditur kështu e 14 në listën e atyre që morën më së shumti vota në VV.
Këngëtarja iu bashkua partisë me 12 dhjetor të vitit që lamë pas.
Lajmin për aderimin e saj në Lëvizjen Vetëvendosje e zyrtarizoi edhe vet lideri i kësaj partie, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.