Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me William Ruton, presidentin e shtetit në lindje të Afrikës. Osmani dhe Ruto u takuan në Dubai, ku po mbahet konferenca globale për ndryshimet kimatike.
Siç njofton Presidenca në këtë takim u diskutua për raportet dypalëshe Kosovë-Kenia si dhe zhvillimin e mëtejmë të tyre.
“Presidentja Osmani ka theksuar se thellimi i raporteve në mes të dy shteteve është në të mirë të qytetarëve tanë dhe do ta nxisë shkëmbimin ekonomik e tregtar në mes të vendeve tona. Ajo e njoftoi Presidentin e Kenias për sfidat në të cilat ka kaluar Kosova si dhe për të arriturat e shtetit tonë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
“Presidentja Osmani dhe Presidenti Ruto rikonfirmuan përkushtimin e përbashkët për të punuar drejt thellimit raporteve në mes të Kosovës dhe Kenias”, thuhet në njoftim.