Zyrtarët në Spitalin Kombëtar të Kenias po përballen gjithnjë e më shumë me një kërkesë rrëqethëse.
Janë të shumtë ata që vijnë apo dërgojnë edhe email për të pyetur përgjegjësit nëse është e mundur të shesin veshkën e tyre.
E vetmja përgjigje që spitali mund të japë është se organet u dhurohen njerëzve që kanë nevojë dhe nuk shiten, raporton BBC. Shitja është rreptësisht e ndaluar, shton deklarata.
Dhe për të përcjellë më qartë mesazhin, spitali ka vendosur një poster ku shkruhet: “Nuk blejmë veshka”.
Rritja e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve në Nigeri e ka shtyrë një pjesë të popullsisë edhe më thellë në mjerim. Madje Banka Botërore paralajmëroi pak ditë më parë se Afrika Lindore është një nga rajonet e botës që do të preket nga recesioni për shkak të luftës në Ukrainë.