Një ashensor tek ish-Fusha e Aviacionit në Tiranë ka rënë nga kati i parë, në katin e nëndheshëm si pasojë e një defekti. Kësisoj ka humbur jetën një 58-vjeçar në kryeqytet.
Mësohet se viktima ishte denoncuar në polici si i larguar nga banesa nga familjarët.
“Më datë 08.10.2023, rreth orës 11:30, tek ish-Fusha e Aviacionit, dyshohet se si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin minus një, ashensori i një pallati në ndërtim e sipër. Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi T. M., 58 vjeç, për të cilin kanë kallëzuar familjarët, se ditën e djeshme nuk është kthyer në banesë”, njofton zyrtarisht policia.