Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka larguar nga puna një punonjës.
Sipas njoftimit, ekziston dyshimi se zyrtari doganor ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar.
“Provat e administruara nga Dogana e Kosovës lidhur me rastin i cili ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar të Vermicë janë të qarta për vërtetuar se zyrtari doganor gjatë ushtrimit të detyrave të punës ka bërë shkelje serioze të kodit të etikës, e të cilat janë të papranueshme për sistemin e standardeve dhe vlerave që përfaqëson Dogana e Kosovës si institucion publik”, thuhet më tej në njoftim.
“Dogana e Kosovës është e përkushtuar që të mos lejojë asnjë shkelje të procedurave dhe të gjithë zyrtarët tonë të jenë në nivelin më të lartë të detyrës”.