Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka deklaruar se ajo se çfarë po kërkon sot Bashkimi Evropian, më konkretisht diplomatët Josep Borell dhe Miroslav Lajçak është kontradiktore me atë çfarë u kërkua deri dje.
Sipas tij, thirrjeve për zgjidhjen e krizave si kjo e targave për të kaluar në avancimin e marrëdhënieve në një format tjetër dialogu për zgjidhjen e marrëveshjes përfundimtare sot si duket iu skadoi afati.
“Sot kur të gjithë pritën që zgjidhja e krizës se tabelave të jetë si hap i parë për marrëveshjen e normalizimit të plotë, nga Kosova u kërkua konstruktivitet ekskluzivisht vetëm për targa dhe fare diskutim për marreveshjen e madhe”, shkroi ai në Facebook.
“Në cilin vend të Evropës sundimi i ligjit qenka i diskutushëm në raport me tensionet që mund të ndodhin?”, pyeti ai.