Shefi i kabinetit të Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli ka reaguar pas debatit të zhvilluar për planin rregullues të lagjes Kalabria.
Si banor i kësaj lagjeje, Kërçeli thotë se Kalabria përballet me kundërmim të përditshëm nga kolektori, mungesa e hapësirave rekreative, mungesa e ngrohjes qendrore e bredhja e minjve.
“Debati e kundërshtimet për planin rregullues të cilin ka vite e muaj që e ka premtuar kryetari aktual, lidhen me padrejtësitë që u janë bërë qytetarëve të kësaj zone, duke ia ndërruar koeficientin e planin rregullues lagjes nga muaji në muaj. Askush nuk e di se si është bërë vlerësimi ku në disa pjesë mund të ndërtohet me koeficient 1.8 (apo deri ne 5 kate ndërtim) diku me 2.4 koeficient (apo deri në 8 kate ndërtim) e duke përfunduar deri në koeficient 7 (deri në 15 kate ndërtim)” tha mes të tjerash Kërçeli.
Ai shton se do të ishte më mirë të merreshin shembull lagjet tjera dhe ndërtimet në to.
Ky është reagimi i plotë i tij:
Rreth planit rregullues për lagjen Kalabria dhe protestës së banorëve të kësaj lagje.
Si banor i lagjës Kalabria, por mbi të gjitha si banor i Prishtinës, po shkruaj rreth debatit që u zhvillua sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Lagjja Kalabria është prej lagjeve të para ku nga pas lufta ka filluar ndërtimi, pa plan, pa rrugë, dhe pa institucione publike (shkollë, kopsht, qendër të mjeksisë familjare). Të gjithë qytetarët e Prishtinës kanë dëgjuar për “banesat e arabëve”, ndërtim kolektiv pa shije, e pa kritere të plotësuara për ndërtim, siç janë hapesirat e gjelbërta, parkingu, daljet emergjente etj etj.
Kështu vazhduan ndërtimet tjera në këtë lagje, me kritere të ulëta për leje ndërtimi, duke e çuar degradimin e saj deri në atë masë sa që ka filluar të quhet edhe me një emërbtë ri, “Durrësi”. Besoj ata të cilët kanë pasur mundësi ta vizitojnë qytetin e Durrësit e kanë parasysh se per çfarë bëhet fjalë.
Lagjia Kalabria ballafaqohet me kundërmimin e përditëshëm nga kolektori për të cilin kryetari i tanishëm pati premtuar që do të përfundohet në 90 ditë e para të qeverisjes. Nga mungesa e hapesirave rekreative e deri tek mungesa e ngrohjes qendrore, e së fundi edhe bredhja masive e minjeve, e per këtë të fundit nuk ka mbetur opsion tjetër veç të lansohet ndonjë “platformë” si ajo me “qent endacakë” dhe te fillohet adaptimi i këtyre minjeve, pasi edhe jane bere pjese e jetes se perditeshme te qytetareve te kesaj lagje.
Debati e kundërshtimet për planin rregullues të cilin ka vite e muaj që e ka premtuar kryetari aktual, lidhen me padrejtesitë që i janë bërëqytetarëve të kësaj zone, duke ia ndërruar koeficentin e planin rregullues lagjes nga muaji në muaj. Askush nuk e di se si është bërë vlerësimi ku në disa pjesë mund të ndërtohet me koeficient 1.8 (apo deri ne 5 kate ndërtim) diku me 2.4 koeficient (apo deri në 8 kate ndërtim) e duke përfunduar deri në koeficient 7 (deri në 15 kate ndertim).
Mos vizioni, pabarazia e mungesa e vullnetit për të realizuar nje plan të mirefillte per qytetaret e Prishtinës e per banoret e kesaj zone janë karakteristikat të cilat e përkufizojn këtë qeverisje.
Nëse qytetarët e kryeqytetit kanë besuar në prezantimin e kandidatit i cili i fitoi zgjedhjet e fundit në Prishtinë si një arkitekt profesionist e i cili do të bënte zgjidhje logjike e profesionale, nuk do duhej të shpërbleheshin kontraktorë të ndryshëm me kontrata milioneshe për arkitektitn e kryeqytetit për të cilin do të shpenzohen 12 milion euro, e miliona euro vetëm për konsulence se si do duhet të rekrutohet ky arkitekt. A nuk e zgjodhën qytetarët arkitektin Përparim Rama?
Kjo qeverisje nëse asgjë nuk do të mund të bënte më mirë, do të mjaftonte të merrte si model lagjet e vjetra si Dardania, Ulpiana, Bregu i Diellit e lagje të tjera të cilat kanë dëshmuar se janë lagje të cilat përmbushin kërkesat e qytetarëve.
Kështu duke mos bërë dallime në ndërtesa nga 24 katëshe në ndërtesa 8 katëshe e duke ja shtuar shëmtin Prishtinës edhe më shumë se sa i është shtuar për 24 vitet e pasluftës.