Kërcënim me vdekje për tre lojtar të Bayern Munichut

Kërcënim me vdekje për tre lojtar të Bayern Munichut

Robert Lewandowski, Manuel Neuer dhe Serge Gnabry thuhet se ishin në shënjestër në një letër anonime dërguar klubit gjerman për ndeshjen si mysafir i St Paul.

Bild e quajti treshen si emrat e mëdhenj të përmendur në mesazhin shumë abuziv, ndërsa policia po i heton kërcënimet me vdekje ndaj tre yjeve të Bayern Munichut.

Letra thuhet se thoshte: “Shpëtoni ligën, shpëtojeni sportin e futbollit. Zjarr dhe vdekje derrave të pistë të Bayernit”.

“Ne po hetojmë për dyshime për kërcënime dhe prishje të qetësisë publike duke kërcënuar se do të kryejmë një krim”, u përgjigj një zëdhënës i policisë.

St Pauli ia ka dorëzuar letrën policisë pasi e ka marrë më 12 janar, përderisa Bayern ende nuk ka komentuar për këtë çështje. /GazetaEnigma/

Related Articles