Kërcënimet pas dokumentarit, gazetari Kushtrim Sadiku ankohet në Polici

Kërcënimet pas dokumentarit, gazetari Kushtrim Sadiku ankohet në Polici

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim për kërcënimet serioze me jetë të drejtuara ditët e fundit ndaj gazetarit të Kanal 10, Kushtrim Sadiku, pas publikimit të dokumentarit ku flet për sulmin e 7 tetorit 2024, nga grupi Hamas drejt Izraelit.

Sipas AGK-së, gazetari Sadiku, kërcënimet i ka raportuar në Polici.

AGK u bën thirrje organeve të sigurisë për hetim të shpejtë dhe të plotë, si dhe për ofrimin e mbrojtjes për gazetarin dhe familjen e tij.

Po ashtu, asociacioni fton publikun që diskutimi mbi përmbajtjen e materialit të transmetuar të zhvillohet pa kërcënime dhe në kuadër të shprehjes së lirë të opinionit.

Shoqëria civili ka drejtuar kritika të shumta ndaj Sadikut, pasi dokumentari shpërfaq vuajtjet e popollit izraelit, por jo edhe të atyre palestinez.

Related Articles