Kërcënimet për ndërhyrje nga SHBA-ja, zv.presidenti iranian: Duhet të përgatitemi për luftë

Kërcënimet për ndërhyrje nga SHBA-ja, zv.presidenti iranian: Duhet të përgatitemi për luftë

Irani duhet të jetë i përgatitur “për luftë”, deklaroi sot zëvendëspresidenti i vendit, Mohammad Reza Aref, në një moment tensionesh të shtuara dhe përballë kërcënimeve për një ndërhyrje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara.

“Sot, duhet të jemi gati për luftë. Republika Islamike e Iranit nuk e nis kurrë një luftë, por nëse ajo i imponohet, do të mbrohet me forcë”, theksoi Aref, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Isna.

Deklarata vjen mes përshkallëzimit të retorikës mes Teheranit dhe Uashingtonit, ndërsa komuniteti ndërkombëtar shpreh shqetësim për rrezikun e destabilizimit të mëtejshëm të rajonit. 

Related Articles