Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Rama ka thënë se kanë kaluar tri ditë nga një deklaratë e rrezikshme dhe nxitës ndaj Bosnjës, Kosovës dhe Malit të Zi, dhe thotë se është i befasuar me mos reagimin e deritanishëm të ndërkombëtarëve.
Rama ka thënë se shpreson që kjo heshtje e partnerëve të BE-së të thuhet shpejt.
“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!”, ka shkruar Rama.
Tre ditë më parë, kreu i serbëve të Bosnjës i sanksionuar nga SHBA-ja, Milloard Dodik, në një intervistë për shërbimin e propagandës ruse “Sputnik”, shërbim ky që është i ndaluar në Bashkim Evropian, ka thënë se “serbët që jetojnë në Ballkan duhet të bashkohen në një shtet”, duke pretenduar se kjo mund të bëhet “me masa politike, jo me luftë”.