Kërcënohet me jetë gazetari Vullnet Krasniqi

Kërcënohet me jetë gazetari Vullnet Krasniqi

Gazetari Vullnet Krasniqi është kërcënuar me vrasje nga një qytetar i Luginës së Preshevës, nëpërmjet një videoje të publikuar në platformën TikTok.

Këtë e bëri të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i cili tha se është “jashtëzakonisht i shqetësuar” për kërcënimin me jetë që i është bërë gazetarit.

“Unë jam në Prishtinë, dhëmbët kam me t’i shkulë me dane, kam me ta q* f *miljen, këtu kam me ta rrasë plumbin…Ta di adresën ku e ke saktë, ta dish, të banesës, mos shko në katund, mos thirr polici…”, dëgjohet ndër të tjera duke thënë personi në video, cituar nga AGK.

Gazetari Krasniqi e ka raportuar kërcënimin në Policinë e Kosovës.

“Për AGK-në, një kërcënim i tillë është jashtëzakonisht shqetësues, i papranueshëm dhe i bëjmë thirrje urgjente Policisë së Kosovës që të marrë masat e duhura ta lokalizojë kërcënuesin e gazetarit Krasniqi. Shqetësohemi për sigurinë fizike të Krasniqit, andaj ftojmë Policinë e Kosovës që t’i ofrojë mbrojtjen e duhur”, thuhet në komunikatën e AGK-së. /Gazeta Enigma

Related Articles