Kërcënohet me vdekje Ambasadori Hill pas vizitës së tij në Fakultetin Filozofik në Novi Sad

Kërcënohet me vdekje Ambasadori Hill pas vizitës së tij në Fakultetin Filozofik në Novi Sad

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill të hënën [ 15prill] ka vizituar Fakultetin Filozofik në qytetin e Novi Sadit. Por kjo vizitë e ambasadorit amerikan, Hill dhe profesorit të Universitetit të Novi Sadit, Dinko Gruhonjiq nuk u mirëprit edhe aq mirë.

“Plumb për të dy”, është njëri nga kërcënimet që po qarkullon në rrjetet sociale, e që iu kanë drejtuar ambasadorit Hill dhe Gruhonjiq pas vizitës së tyre në Universitetin Filozofik të Novi Sadit, raportojnë mediat në Serbi.

Ndryshe, gjatë ditës së djesshme [ e hënë] Fakulteti Filozofik në Novi Sad ka njoftuar se  ambasadori amerikan Christopher Hill ka vizituar Fakultetin dhe Departamentin e Studimeve të Medias, ku foli me dekanin Ivan Zhivançeviq Sekeruš dhe prodekanin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Zoran Paunoviq. Pas takimit me ta, Hill vizitoi studion televizive multimediale, e cila u ndërtua me ndihmën e Ambasadës Amerikane, raporton N1.

Ambasadori Hill gjatë qëndrimit të tij në Fakultetin Filozofik ka folur me mësues dhe studentë për gjendjen e lirisë së mediave në Serbi dhe kërcënimet e gazetarëve, profesorëve dhe studentëve në Novi Sad.

Related Articles