Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është kërcënuar ditë më parë, raporton Gazeta Enigma.
Gazeta Enigma ka kontaktuar me Lladrovcin i cili ka thënë se tashmë ky rast po hetohet nga organet e rendit.
Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që merr kërcënime të tilla por që ato më seriozet i lajmëron në polici.
“Po, kam marrë kërcënim pardje, por vetëm ato që i konsideroj serioze i paraqes te organet përgjegjëse. Ato po merren me rastin”, ka thënë Lladrovci për Gazetën Enigma.
/Gazeta Enigma/.