Kërcënoi menaxherin dhe puëntorët e HIB-it në Prizren, ky është i dyshuari që përfundoi në ndalim policor

Kërcënoi menaxherin dhe puëntorët e HIB-it në Prizren, ky është i dyshuari që përfundoi në ndalim policor

Pompat e derivateve shpeshherë janë vendi ku mes të rinjve shpërthejnë konfliktet, të cilat për pasojë eskalojnë edhe në përleshje verbale e fizike, si në kanosje. Gazeta Sinjali raportoi sot për një incident të tillë që ka ndodhur të shtunën, në restorantin e HIB Petrol në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren. I dyshuari tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.



Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Gëzim Bekteshin, i cili po dyshohet se për motive ende të panjohura ka kërcënuar menaxherin e kësaj pompe derivatesh, si dhe punëtorët, që kanë qenë brenda hapësirave të lokalit.

Sipas informacioneve të para, 40-vjeçari i dyshuari derisa ka qenë në gjendje të dehur, ka hyrë në HIB pas mesnate dhe ka filluar t’i kërcënojë punëtorët dhe menaxherin e tyre.

Për shkak të shqetësimit të krijuar, është raportuar menjëherë incidenti, me ç’rast Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku është arrestuar i dyshuari.

Sinjali mëson se i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku fillimisht nuk është intervistuar për shkak të gjendjes së tij, nën ndikimin e alkoolit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale ‘Kanosje’.  

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles