Policia e Kosovës, ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar dhe ankuesja femër kosovare kanë raportuar se janë kanosur me armë nga një i dyshuar mashkull kosovar.
Në raportin e PK-së, shtohet edhe se njësitë policore kanë kërkuar të dyshuarin, por të njëjtin nuk e kanë takuar.
Më tej shtohet edhe se më urdhër të prokurorit një njësi policore është caktuar në sigurim para shtëpisë se ankueses së rastit dhe se rasti në hetime.
“Fsh. Janjevë, Lipjan 14.10.2022-21:42 Ankuesi mashkull kosovar dhe ankuesja femër kosovare kanë raportuar se janë kanosur me armë nga një i dyshuar mashkull kosovar. Njësitë policore kanë kërkuar të dyshuarin, por të njëjtin nuk e kanë takuar. Me urdhër të prokurorit një njësi policore është caktuar në sigurim para shtëpisë së ankueses së rastit. Rasti në hetime”, thuhet në raport të PK-së.