Dy punëtorë të parkut nacional në Prizren kanë raportuar sot në Polici se janë kërcënuar një person i dyshuar, rreth orëve të mbrëmjes. I dyshuari është L.M, 46-vjeçar, raporton Gazeta Enigma.
Rojet e këtij parku kanë deklaruar në polici se arsyeja pse u kërcënuan nga i dyshuari është se të njëjtit ditë më parë iu kishte sekuestruar një traktor me dru, që nuk kishte dokumentacion legal.
Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe dyshohet se ka kryer veprën penale “kanosje”.