Kërcënoi se do të shkonte me kallashnikov në shkollë, arrestohet nxënësi serb

Kërcënoi se do të shkonte me kallashnikov në shkollë, arrestohet nxënësi serb

Në Sombor, policia arrestoi një tetëmbëdhjetë vjeçar nga Sombori i dyshuar se ka kryer vepra penale të rrezikimit të sigurisë, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse.

Ai dyshohet se në një rrjet social ka kërcënuar se do të vinte në shkollë me automatik, gjë të cilën e ka përsëritur verbalisht.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Sombor, policia ka kontrolluar banesën ku banon i dyshuari dhe ka gjetur tetë plumba.

18-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe më pas me kallëzim penal është dërguar në Prokurorinë e Prokurorisë Themelore Publike në Sombor.

Related Articles