Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot është mbajtur seanca fillestare në rastin ku një mërgimtar akuzohet se kishte kanosur deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotin.
Madje, mërgimtari i ka premtuar që tash e tutje vota e tij do të jetë për Avdullah Hotin.
Kështu së paku ka pohuar avokatja e mërgimtarit Shemsije Sheholli.
Sheholli përmes një reagimi, ka përgëzuar Hotin, për qëndrimin e tij gjatë ditës së sotme në Gjykatë.
Ajo tutje ka thënë se mbrojtësi i saj i ka premtuar se tash e tutje vota e tij do të jetë për Hotin.
I njëjti tha se nuk është person që bën të tilla veprime. “Kam kontribu shumë, tash më ndodhi kjo. Me të vërtetë gjunjëzohem para jush, se nuk jam njeri i tillë, kurrë në gjyq s’jam kanë as kurrë këso probleme s’kam pas”, tha i akuzuari.