Kërcet grushti në Dajkoc të Kamenicës, një person sulmon fizikisht imamin e xhamisë së fshatit

Kërcet grushti në Dajkoc të Kamenicës, një person sulmon fizikisht imamin e xhamisë së fshatit

Një konflikt ka ndodhur së fundi edhe në fshatin Dajkoc të Kamenicës, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht imamin e xhamisë së fshatit.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se si pasojë e sulmit, imami Driton Krasniqi, ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Sipas informacioneve të cilat posedon Sinjali, e gjithë ngjarja ka ndodhur para një shitoreje në fshatin Dajkoc, ku imami Krasniqi kishte shkuar që të bisedojë për disa dyshime që kishte për vjedhjen e disa druve në oborrin e tij.

27-vjeçari dyshohet se nuk e ka pritur mirë imamin dhe të njëjtin e ka sulmuar fizikisht duke e grushtuar, e më pas dyshohet se e ka goditur edhe me një bisht sëpate.

Pos viktimës, lëndime trupore ka marrë edhe i dyshuari dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, i riu është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor.

Related Articles