Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka komentuar kërkesën e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, për formim sa më të shpejt të institucioneve.
Ajo ka theksuar se e vlerëson lartë këtë kërkesë.
Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se zyrtari evropian i kupton pasojat e vonesës së krijimit të institucioneve.
“Shefi i zyrës se BE, Orav po lut politikanet që ta formojnë qeverinë – e vlerësova – sepse diplomacia evropiane i kupton pasojat për shtetin tone”, ka shkruar Tahiri.