Pas kërkesës së Presidentes Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Haziri në reagimin e tij thotë se ‘nga sot Republika në dorë të Presidentes’.
Ai thotë se Gjykata Kushtetuese është rruga e vetmë për ta ushtruar rolin e saj duke iu referuar Presidentes Osmani.
“Nga sot, Republika në dorë të Presidentes! Gjykata Kushtetuese është rruga e vetmë për ta ushtruar rolin e saj. Vjosa nuk i ka duart e lidhura ma. Të tjerët kanë me përcjelle! E theu rrethin 5-vjeçar” shkruan Haziri