Peticionin e nisur nga Partia Socialdemokrate për faljen e gjobave gjatë pandemisë, këtë të marte do të mund ta nënshkruajnë qytetarët e Prizrenit, raporton Gazeta Enigma.
PSD-ja ka njoftuar se mbledhja e nënshkrimeve do të bëhet në sheshin “Shadërvan” në Prizren, nga ora 11:00 deri në orën 17:00.
Ndryshe, ky peticion i PSD-së ka nisur në Prishtinë më 22 maj.Përmes këtij peticioni, PSD po synon mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve të qytetarëve, për ta proceduar tutje projektligjin në Kuvendin e Kosovës.