Kërkesa të shumta për fanella, dyqani zyrtar i Barcës nuk ka më shkronja ‘W’ për të printuar fanella të Lewas

Kërkesa të shumta për fanella, dyqani zyrtar i Barcës nuk ka më shkronja ‘W’ për të printuar fanella të Lewas

Skuadra katalane arriti të kompletonte transferimin e Robert Lewandowski nga Bayern Munich. Tifozët duket se e pëlqejnë shumë lojtarin.

Qysh në orët e para, kërkesat për fanellën me emrin e Robert Lewandowski kanë qenë të mëdha.

Numri i madh i porosive për fanellën me emrin Lewandowski ka bërë që dyqani zyrtar i Barcës të mbetet pa shkronjën W në stok. Kështu raporton edhe ‘Goal’, por edhe mediat spanjolle.

Kësisoj, klubi momentalisht nuk është duke shtypur fanellat me emrin e sulmuesit polak.

Barca ka parashikuar fitime deri në 20 milionë euro nga shitja e fanellave të Lewandowski.

Related Articles