Operacioni i kërkimit për 55-vjeçaren e cila u raportua e zhdukur në Deçan, po vazhdon edhe sot.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se e njëjta ende nuk është arritur të gjendet.
“Njësitet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë bashkë edhe me Stacionin e Policisë në Deçan po i vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur. Ende nuk është arritur të gjendet”, deklaroi Rugova.
“Në kërkim pos policisë dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit, është angazhuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës”, u shpreh ai.
