Kanë kaluar mbi 40 orë prej se ka nisur operacioni i kërkim – shpëtimit i 33 vjeçarit i cili u hodh në Ujman.
As pas kaq kohësh, ende nuk ka asnjë gjurmë nga ai.
Lidhur me kërkimet detaje ka dhënë Shoqata e Kërkim-Shpëtimit.
Nga kjo shoqatë thanë se po shpresojnë që me ndihmën e Forcës së Sigurisë, ta gjejnë trupin e të riut.
“Ne tani do të nisemi për në Ujman, ku do të vazhdojmë kërkimet. Pritet të na bashkohet edhe FSK-ja. Ende nuk kemi gjurmë. Ditën e djeshme i kemi ndërprerë pak kërkimet, shkaku që s’kemi pasur boca të mbushura të oksigjenit. Gjatë pasditës kemi arritur t’i mbushim vetëm dy. Ne po shpresojmë ta gjejmë me ndihmën e FSK-së “, deklaruan nga kjo shoqatë.