Kërkohej nga INTERPOLI, arrestohet nga Policia e Kosovës

Kërkohej nga INTERPOLI, arrestohet nga Policia e Kosovës

Sot njësiti FAST-Kosova nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit e PK-së, kanë arritur ta arrestojnë një person në kërkim nga INTERPOL-i.

I dyshuari me urdhër arrest ndërkombëtar përmes INTERPOL-it kërkohej nga autoritetet e Shqipërisë nën dyshimin për veprimtari penale, respektivisht “ kultivim të bimëve narkotike”, informon policia.

“Me vendim të prokurorit kompetent personi i arrestuar dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore”, njofton policia.

Related Articles