Kërkohet krijimi i Gjykatës Komerciale dhe ndryshim të ligjeve

Kërkohet krijimi i Gjykatës Komerciale dhe ndryshim të ligjeve

Krijimi i Gjykatës Komerciale si dhe ndryshimi i ligjit për investime janë dy kërkesa nga Oda e Afarizmit të Kosovës. 

Sipas tyre, këto hapa do të mundësojnë ambient më të sigurtë në të bërit biznes dhe rritjen e investimeve. 

Kryetari i bordit të OAK-ut, Skëndër Krasniqi ka deklaruar se është e nevojshme që të realizohen ndryshime.

“Janë disa ligje të cilat kanë ngecur së zbatuari. Është e nevojshme të bëhet ndryshimi i Ligjit për investime, kurse ligji i kaluar për Investime Strategjike nuk pati sukses. Investitorë të huaj dhe vendor me miliarda euro synime për investime në Kosovë janë tërhequr, ndërsa me atë ligj vetëm dy-tre investitorë kanë marrë statusin investitorë strategjik” ka thënë Krasniqi.

Related Articles