Kërkohet ndihmë për shërim jashtë vendit për infermierin nga Klina, baba i tre fëmijëve

Kërkohet ndihmë për shërim jashtë vendit për infermierin nga Klina, baba i tre fëmijëve

Ritman Coli 43-vjeçar nga Klina, me profesion infermier, baba i tre fëmijëve, është diagnostikuar me një sëmundje që mund të shërohet vetëm jashtë vendit, porse i duhen mbi 150.000 euro dhe ai e familja e tij nuk i kanë, prandaj kërkojnë ndihmë nga të gjithë.

Atij i duhet urgjentisht të bëjë transplant të palcës kockore. Aktualisht është në ciklin e katërt të kimioterapisë.

Familja thotë se trajtimet që atij i duhen nuk janë të disponueshme në Kosovë.

Këtu, gjeni linkun për të ndihmuar familjen Coli financiarisht.

“Vëllai im ka dy forma kanceri: mieloma e shumëfishtë dhe neoplazma malinje plazmocitare, mieloma IGA Kappa”, njofton motra e tij.

Related Articles