Shkëlqim Hysi, 53-vjeç me origjinë shqiptare, prej dy javësh është shpallur i zhdukur në Greqi.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke që shkruajnë se 53-vjeçari është zhdukur në zonën e Kosit, të dielën e 9 prillit.
53-vjeçari është 1.70 m i gjatë, i hollë, me flokë gri dhe sy kafe të errët, i veshur një xhaketë të zezë, pulovër të zezë, pantallona të zeza dhe këpucë të zeza.
Siç njoftojnë mediat greke, Shkëlqimi hyri më datë 7 prill në darkë me autobus nga Kakavija për në Athinë dhe pastaj me traget po atë ditë për në Ishullin Kos. Shkoi për të punuar te një i afërm. Hera e parë që shkonte në Kos, por në Greqi kishte shkuar dhe herë të tjera.
Nuk gjeti vend për strehim dhe u detyrua të kthehej në Shqipëri. Mori tragetin për në Athinë, trageti ndaloi në Siros, zbriti sepse bëri debat me punonjësit e tragetit në orën 2 të natës. Me dokumente ishte në rregull.
“Shkoi për të fjetur në një ndërtesë, fjeti, u lajmërua pronari i ndërtesës për vjedhje, Shkëlqimi iku dhe aty la çdo dokument dhe disa sende bashkë me telefonin. Pas verifikimeve nga policia u dëshmia se nuk kishte kryer vjedhje. Më datë 8 prill u pa në Siros duke pirë kafe në lokal afër portit”.
“Aty i ka thënë policisë të kthehej në Athinë, dhe polici i tha eja se me biletën që ke udhëton sërish. Këto janë të dhënat e fundit. Familja dyshon se mund të jetë në burg. Shkëlqimi është i martuar dhe ka dy fëmijë të cilët janë tepër të shqetësuar për fatin e tij”.
“Familjes i ka ardhur një informacion që është parë në Pire të Athinës dhe shqiptarët e kanë ndihmuar me 20€, nuk dihet më shumë”, shkruajnë mediat greke.
Humbja e tij është bërë publike dhe në mediat greke.
Kush e sheh 53-vjeçarin është i lutur të kontaktojë në numrin e telefonit: 069 614 8931