Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj katër (4) të pandehurve me inicialet B.M., A.H., B.K dhe A.M.
”Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj katër (4) të pandehurve me inicialet B.M., A.H., B.K dhe A.M., për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Detyrimi” nga neni 328 par.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-ës dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294 par.3 lidhur me par.2, të KPRK-ës”, thuhet në njoftim
Të pandehurit, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartëcekura.
Theksojmë se gjatë ditës së djeshme, Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj ka zhvilluar një aksion në Prishtinë dhe Podujevë.
Kështu kishte konfirmuar për lajmi.net, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.
“Është duke u zhvillu një aksion, është një rast që është duke u hetuar në Ferizaj që ka ndërlidhje me këtë rast. Është për shkak të fajdeve. Janë duke u zhvillu disa bastisje në Podujevë, Prishtinë, Vushtrri. Ende nuk ka përfunduar bastisja”, ka thënë Jashari gjatë ditës së djeshme.