Një rast i rëndë i dhunës në familje u raportua se ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Deçan, atje ku një burrë dyshohet se ka ther me thikë vajzën e tij, pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete.
Lajmin e konfirmuan edhe nga Policia e Kosovës, të cilët treguan se ngjarja ka ndodhur në fshatin Prapaqan të komunës së Deçanit.
Shkodran Nikçi nga Prokuroria Themelore në Pejë e ka konfirmuar se ndaj të dyshuarit është kërkuar masa e paraburgimit.
“Po mund të ju konfirmoj, se Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit”, ka thënë Nikçi.
Shkaku i kësaj therje, sipas zëdhënësit Fadil Gashi, dyshohet se ka qenë një mosmarrëveshje mes babait dhe të bijës.
Viktima më pas është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan për trajtim mjekësor dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetë.