Kërkohet paraburgim për zyrtarin policor i dyshuar për fajde

Kërkohet paraburgim për zyrtarin policor i dyshuar për fajde

Prokuroria Themelore në Pejë, në vazhdën e hetimeve intensive ndaj grupit të dyshuar për fajde dhe detyrim, ka  arrestuar edhe një të pandehur E.D., (zyrtar policor)  i dyshuar për veprën penale “Fajdeja”.

Sipas komunikatës, prokurori i shtetit, pas ndalimit të dyshuarit për 48 orë, brenda afatit ligjor, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit nga gjyqtari i procedurës paraprake.

“Prokuroria Themelore në Pejë është duke vazhduar hetimet intensive për grupin e arrestuar (18 persona gjithsej deri në këto momente) javë me parë për veprat penale të lartcekura, deri  në  ndriçimin e plotë të këtyre  çështjeve  penale”, thuhet tutje në komunikatë./Gazeta Enigma/

Related Articles