Prokuroria Themelore ne Gjilan ka bërë të ditur se kanë ngritur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj F.R. dhe B.K., si të dyshuar për rrahjen e portierit të KF Ballkanit.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ata dyshohen për veprën penale huliganizmi.
“Ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit me datë 03.04.2022 rreth orës 15.20h, në Gjilan, në Stadiumin e Qytetit, përderisa zhvillohej ndeshja futbollit në mes të SC-Gjilani dhe KF Ballkani, nën pretekstin kinse të festimit të golit të barazimit, hyn në fushën e futbollit, bashkë me një trumë të madhe tifozësh, ku bëheshin veprime huligane me gjuajtje sendesh dhe fishekzjarrë, derisa njëri I pandehur e shtyn dhe e rrëzon për toke , tjetri e godet me shqelm në fytyrë të dëmtuarin S.F, i shkakton lëndime trupore dhe rrezik të përgjithshëm për eskalimin e situatës”, thuhet në njoftim./Gazeta Enigma/