Kërkon falje gazetari shqiptar që veshi fanellën e Serbisë

Kërkon falje gazetari shqiptar që veshi fanellën e Serbisë

Gazetari i sportit të Radio Televizionit Shqiptar, Ervin Baku është shfaqur i veshur me flamurin e Serbisë në trasmetim, raporton Gazeta ‘Enigma”.

Pas reagimeve të shumta ndaj tij, gazetari ka pasur edhe një lidhje direkte në Debat Plus ku edhe ka kërkuar falje për veprimin e tij me pretendimin se nuk e ka bërë me ndonjë qëllim këtë veprim.

“Unë i kërkojë ndjes çdo njërit dhe çdo njërës që mund të kem lënduar apo ofenduar. Edhe aty në studio po ju them edhe njëherë se nuk kam bërë asgjë apsolutisht asgjë me qëllim, ka qenë thjeshtë në kuadrin e sportit”, tha Baku.

Tutje ai shtuar se “për mua sporti bashkon, sporti ndërton ura”. /Gazeta Enigma/

Related Articles