Sot në Shtime është zhvilluar ndeshja derbi mes Vjosës dhe Ulpianës në kuadër të Ligës së Parë ‘Grupi B’
Këtë ballafaqim e ka fituar skuadra vendase me rezultatin 4-2, raporton Gazeta Enigma.
Gjatë gjithë ndeshjes kishte tensione të shumta shkaku i rëndësisë së pikëve.
Skuadra e Ulpianës ishte duke triumfuar 0-2 dhe gjatë momentit që ekipi i Vjosës ngushtoi epërsinë, lojtarët janë zënë mes vete ku nuk kanë munguar edhe grushtet.
Pas kësaj zënke ishin ndëshkuar me karton të kuq një futbollist i Vjosës dhe portieri i Ulpianës.
Për më shumë shikoni pamjet e postuara nga gazetari, Arlind Sadiku: /Gazeta Enigma/