Kërset dhuna në Kuvendin e Serbisë, rrahen pozita me opozitën

Kërset dhuna në Kuvendin e Serbisë, rrahen pozita me opozitën

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Serbisë ka ndodhur një përleshje fizike.

Kjo mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës.

Të përfshirë në incidentë, përveç deputetëve, ishin edhe ministrat e qeverisë, të cilët janë ndarë nga sigurimi parlamentar.

Kryekuvendarja serbe, Ana Bërnabiq, ka ndërprerë seancën, por incidentet në sallë kanë vazhduar edhe pasi ajo ka urdhëruar pushim.

Deputetët e opozitës serbe paraprakisht kishin paralajmëruar se do të bllokojnë punën e Kuvendit për shkak se kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq, refuzoi kërkesën e tyre për caktimin e seancës për diskutimin e mosbesimit ndaj Qeverisë, pas aksidentit në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor, ku u shemb çatia si pasojë e së cilës vdiqën 15 persona.

Opozita kërkoi shkarkimin e kryeministrit Millosh Vuçeviq, si dhe përcaktimin e përgjegjësisë politike dhe penale për aksidentin, raporton Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, transmeton Gazeta Enigma.

Incidentet nisën në momentin kur në sallë hynë kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq dhe ministrat e qeverisë.

Deputetët e opozitës mbanin pankartat ku shkruhej “korrupsioni vret” dhe “ju janë gjakosur duart”, dhe me thirrjet “vrasës”.

Ata kanë vendosur edhe një pankartë me imazhin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilin janë pikturuar duart e tij me ngjyrë të kuqe. /Gazeta Enigma

Related Articles