KESCO bën thirrje për kursim të energjisë: Stabiliteti i furnizimit është i rëndësishëm

KESCO bën thirrje për kursim të energjisë: Stabiliteti i furnizimit është i rëndësishëm

KESCO i ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të kursejnë energjinë elektrike dhe të bashkëpunojnë, pasi sipas tyre, periudha aktuale karakterizohet nga një konsumi shumë i lartë, duke vënë sistemin nën ngarkesë.

“Stabiliteti i furnizimit është i rëndësishëm për jetën e përditshme, por edhe për procese të rëndësishme në vend, përfshirë zgjedhjet nacionale”, thuhet në njoftimin e tyre.

KESCO bën të ditur poashtu se ka rritur kapacitetet e saj operuese, duke përfshirë Qendrën e Thirrjeve, për të mundësuar përgjigje të shpejtë ndaj konsumatorëve.

“Në rastet e ndërprerjeve më të mëdha, thirrjet janë të shumta dhe kërkohet mirëkuptim për kohën e pritjes”, thuhet në njoftimin e publikuar pak më parë.

Related Articles