KESCO vazhdon shkyçjen e konsumatorëve për mospërditësim të të dhënave

KESCO vazhdon shkyçjen e konsumatorëve për mospërditësim të të dhënave

KESCO edhe në tetor ka vazhduar aksionin e shkyçjes së konsumatorëve për mospërditësim të të dhënave sipas afatit, raporton Gazeta “Enigma”.

“Edhe gjatë tetorit janë duke vazhduar aksionet për shkyçje për konsumatorët që nuk i kanë përditësuar të dhënat e tyre në KESCO, sipas afatit të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi”.

Tutje KESCO ka njoftuar se “të gjithë konsumatorët të cilët furnizohen me energji elektrike nga KESCO, e kanë obligim ligjor që të lidhin kontratë të furnizimit me kompaninë. Rregullimi i marrëdhënieve kontraktuale me furnizuesin është process i thjeshtë dhe i lehtë për të gjithë konsumatorët anekënd Kosovës. Mjafton të vizitohet pika më e afërt dhe aty do t’u sqarohet i gjithë procesi”.

“Përpos konsumatorëve të amvisërisë, KESCO ka vazhduar edhe takimet me konsumatorët biznesorë për t’i informuar sa më shumë rreth këtij procesi, sepse ata që përfitojnë më së shumti nga kjo padyshim që janë vet konsumatorët”.

“Në radhë të parë rregullohet komunikimi konsumator – kompani, pastaj kemi një adresë të saktë për dorëzim të faturave, kemi numrin e saktë të telefonit për të ndarë informata rreth planifikimit nga rrjeti i shpërndarjes, askush nuk mund të ju lë borxhe sepse njehsori vendoset në emrin e atij\asaj që e shfrytëzon energjinë elektrike, e shumë të tjera”.

“Kushdo që nuk e bën këtë brenda dy javësh që nga data e informimit prej furnizuesit, në këtë rast KESCO-s, shkyçet nga rrjeti elektrik. Këtë e bëjmë në vazhdimësi, posa të kalon ky afat i përcaktuar nga legjislacioni, dhe do të vazhdojmë të bëjmë aksione të tilla edhe ditëve në vazhdim”. /Gazeta Enigma/

Related Articles