Presidenti i Këshillit Evropian, në një intervistë për “Interfax”, u shpreh se Bashkimi Evropian duhet që të konfiskojë dhe të shesë asetet ruse, shkruan The Guardian, përcjellë Gazeta Engima.
“Jam absolutisht i bindur se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme jo vetëm për të ngrirë asetet ruse, por edhe për të bërë të mundur konfiskimin e tyre, dhe për t’i përdorur për rindërtimin e Ukrainës”, tha presidenti i KE.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden propozoi javën e kaluar që pasuritë e sekuestruara të oligarkëve të “shiten” për “të korrigjuar dëmin e shkaktuar nga Rusia dhe për të ndihmuar në ndërtimin e Ukrainës”.
Por konfiskimi i pasurive të individëve të sanksionuar “nuk është aq i thjeshtë” dhe do të ishte “një proces i vështirë dhe i gjatë./ GazetaEnigma