Këshilli Prokurorial i Kosovës: Jemi duke u atakuar në mënyrën më të ulët nga përfaqësuesit politikë

Këshilli Prokurorial i Kosovës: Jemi duke u atakuar në mënyrën më të ulët nga përfaqësuesit politikë

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka qenë në qendër të kritikave duke shkaktuar edhe reagime të ndërkombëtarve pasi vendosi që Blerim Isufaj të dekretohet nga presidentja Vjosa Osmani në pozitën e kryerprokurorit.

KPK-ja ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur ndaj tyre duke thënë se janë duke u atakuar në mënyrë të ulët, raporton Gazeta Enigma.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), gjatë ditëve të fundit, është duke u atakuar në mënyrën më të ulët nga përfaqësuesit politikë, përfshirë këtu edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, individë që kanë kaluar dhe janë duke kaluar nëpër procedura penale dhe nga grupet e interesit, ku, sipas tyre, Këshilli Prokurorial dhe bartësit e funksioneve prokuroriale janë “grup dhe kokë kriminale”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Shoqëria civile është shprehur e brengosur për propozimin e KPK-së, ndërsa ka thënë se ka gjetur shkelje të shumta dhe kërkonte kthimin e procesit në pikën zero. Teksa reagime pati edhe nga Ambasada e Amerikës, ajo e Mbretërisë së Bashkuar dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szyoung.

Tutje në reagim thuhet se, sipas tyre, gjuha shpërfaq tendencat për rrënim të sistemit prokurorial.

“Kjo gjuhë tejkalon të gjitha limitet e një gjuhe institucionale dhe shpërfaq në mënyrë të qartë tendencat e hapura për rrënimin e sistemit prokurorial”.

“KPK-ja nuk do të tolerojë që të cenohet integriteti dhe reputacioni i anëtarëve të Këshillit Prokurorial dhe i bartësve të funksioneve prokuroriale. Këshilli Prokurorial i Kosovës, si institucion i pavarur kushtetues, ua bën të qartë të gjithëve, përfshirë edhe përfaqësuesve politikë, se nuk do t’u bindet interesave politike dhe atyre të grupeve të interesit, pavarësisht tendencave të tyre,” thuhet në reagim./GAZETA ENIGMA/

Related Articles