Këshilltari i Bislimit ‘godet’ Borrellin e Lajçakun: Po refuzojnë ta ndëshkojnë Serbinë

Këshilltari i Bislimit ‘godet’ Borrellin e Lajçakun: Po refuzojnë ta ndëshkojnë Serbinë

Këshilltari për media i zëvendëskryeministrit Bislimi, Klisman Kadiu ka thënë se Bashkimi Evropian po heziton ta dënojë Serbinë kur ekzistojnë fakte të pakontestueshme se kjo e fundit po shkelë marrëveshjen e 27 shkurtit.



Kadiu tha se Parlamenti Evropian po e dënon Serbinë për shkelje të marrëveshjes, por emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, e shefi për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, po refuzojnë.

“Ndërkohë zëdhënësi i BE-së, na thotë se “po mbajmë shënime”. Pse po heziton BE-ja ta dënojë Serbinë kur ekzistojnë fakte të pakontestueshme? Pse Parlamenti Evropian po dënon Serbinë për shkelje të marrëveshjes, e Borrell, Lajçak po refuzojnë ta bëjnë këtë?”, tha Kadiu.

Tutje, ai tha se në Raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën, bëhet thirrje për Serbinë që të heqë votën e saj bllokuese që ndalon Kosovën të jetë anëtare në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

“Pra qartazi, po thotë që Serbia po tenton të bllokojë anëtarësimin e Kosovës, shkelje e drejtpërdrejtë kjo e pikës 4 të marrëveshjes bazë të 27 shkurtit në Bruksel”, ka shkruar ai.

Related Articles