Kryekëshilltari i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për Ballkanin, shqiptari Sabri Demiri, ka dhënë një intervistë për Klan Kosovën.
Ai ka treguar nëse presidenti turk e ka ndërmend të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi, dhe nëse pritet që së shpejti të takohet me kryeministrin kosovar Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Demiri ka treguar edhe qëndrimin e Erdoganit për arrestimin e Hashim Thaçit nga Specialja, në veçanti, dhe gjykatën e Hagës në përgjithësi.
Kryekëshilltari i presidentit turk në këtë intervistë ekskluzive ka treguar edhe nëse do të kërkojnë sërish deportimin nga Prishtina në Ankara të njerëzve të Fetullah Gylenit.