Këshilltari i Konjufcës i reagon Vuçiqit: Kot e ke, Kosova është e pavarur

Këshilltari i Konjufcës i reagon Vuçiqit: Kot e ke, Kosova është e pavarur

Këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, së fundmi ka reagur ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili në një deklaratë kishte thënë se nuk do të heq dorë nga Kosova, shkruan GazetaEnigma.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ai e ka kot pasi Kosova është e pavarur dhe demokratike, aleate me perëndimin. / GazetaEnigma

Postimi:

Presidenti i Serbisë për tri mandate sa është në pushtet nuk e largoi asnjëherë nga kushtetuta e vendit te tij pikën për Kosovën.

I njëjti tani, për mandatin e ri betohet mbi premtimin që nga Kosova nuk do heqin dorë. Dhe po i njëjti, në ditët kur e gjithë bota vendos sanksione ndaj Rusisë, ai nënshkruan marrëveshje për blerje gazi, faktikisht marrëveshje për mbështetje të luftës edhe nga ana financiare.

Kot e ka, Kosova është e pavarur, është demokratike, me qeveri të pakorruptuar, dhe aleate me perëndimin.

Related Articles