Këshilltari i Konjufcës thotë se Hisen Berisha gënjeu publikun kur përmendi Kryetarin e Kroacisë

Këshilltari i Konjufcës thotë se Hisen Berisha gënjeu publikun kur përmendi Kryetarin e Kroacisë

Feim Tahirsylaj i cili këshillon Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën ka shkruar në profilin e tij “Facebook” se deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka gënjyer publikisht kur ka deklaruar se Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, është ofruar si garantues në Gjykatën Speciale me qëllim që ish Presidenti Hashim Thaçi dhe të tjerët të mbrohen në liri. 

Sipas tij, këto janë gënjeshtra dhe prapavija e këtyre gënjeshtrave është ndërtimi i një kauze.

“Eksponenti i PDK-së, Hisen Berisha, ka tentuar sot të dezinformojë opinionin përmes një gënjeshtre publike apo, më mirë të themi, një thashethemnaje çajtoresh në stilin “m’tha njoni”.  Nuk ka asnjë informacion të konfirmuar nga ana e presidentit të Kroacisë se kinse ai “është ofruar të jetë garant në Gjykatën Speciale për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët për mbrojtje në liri”, siç trillon Berisha.  Duket sheshazi se prapavija e kësaj gënjeshtre, mbase të qëllimshme, ishte shigjetimi publik i krerëve të shtetit, përkatësisht Presidentes, Kryekuvendarit dhe Kryeministrit.  Mund të jetë i kuptueshëm deri diku sikleti dhe mllefi i një opozitarizmi pa kauza, por kauzat nuk ndërtohen me muhabete çajtoresh – jo” ka shkruar ai.  Transmeton Enigma

Related Articles