Qindra kosovarë janë bllokuar që nga mesnata në kufirin Kroaci-Serbi. Përkitazi me këtë ka reaguar, Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ky i fundit ka shkruar se në mesin e tre ka dhjetëra fëmijë. Poashtu ai ka bërë të ditur se i ndaluar nga autoritet e Serbisë është edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, nga komuniteti serb.
“Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim” – ka shkruar Zulfaj në “X”.
Little Putin in Belgrade cannot handle Kosova's success. After yesterday's successful vote at PACE he has launched massive arrests at border crossings, detaining hundreds of Kosova citizens, including the deputy director of the Kosova Police, Dejan Janković (who is from the Serb…— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) April 17, 2024