Keshilltari amerikan për Siguri Nacionale, Jake Sullivan, ka thënë në një intervistë gjatë vikendit se terroristët e Hamasit janë duke përdorur ilegalisht spitalet dhe infrastrukturën civile si mburojë ndaj forcave izraelite.
Sullivan bëri këto komente të dielën në një intervistë për CBS News ku u pyet nëse SHBA i beson raporteve se çka po ndodh brenda Rripit te Gazës pas sulmeve ajrore dhe tokësore të Izraelit.
Ai tha për këtë se pa hyrë në informacionet e inteligjencës nuk mundet të komentoj. Ai tha se çfarë ka parë është se Hamasi po përdor spitalet dhe infrastrukturën civile si vende të komandës dhe depo të armëve dhe kjo sipas tij është shkelje e ligjeve të luftës.
Ai tha se Ushtria e Izraelit (IDF) po bën gjithçka që të minimizoj vdekjet e civilëve teksa vazhdojnë që të luftojnë Hamasin, raporton Daily Wire.
Kur u pyet për shifrat e prezantuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë e udhëhequr nga Hamasi ai tha se nuk i beson shifrave të publikuara nga brenda Hamasit.