Eldis Abazi, këshilltari i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, është përfshirë në një rrahje.
Rasti dyshohet të ketë ndodh dje pasdite pas një ndeshje futbolli në fshatin Reçan të komunës së Prizrenit.
Përleshje ndodhi mes disa tifozëve, rast ky në të cilin dyshohet se u përfshi edhe këshilltari politik i Aliut.
Në këtë rrahje T7 mëson se u përfshi edhe një zyrtar qeveritar. Bëhet fjalë për Eldis Abazin i cili mban pozitën e këshilltarit politik të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut.
Për këtë rast janë të informuar edhe në Policinë rajonale të Prizrenit, të cilët pohojnë se 4 persona u shoqëruan në stacion, përfshirë viktimën.